Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në një prononcim për Pressing në T7, ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryetarit të VV-së, Albin Kurti, i cili tha në Interaktiv, se Lushtaku ka dashur ta godet me veturë eskortën e tij.
Ai tha se kjo është gënjeshtër, dhe se Serbia e ka përndjekur atë për 20 vite, dhe se nuk dëshiron që edhe Kurti ta ndjek atë rrugë. Tutje ai tha se nëse i ndodh diçka e keqe, ai privatisht do të kërkoj llogari nga Kurti.
“Unë e di që ai është edhe mashtrues edhe një farë rrenci dhe kjo nuk i bën nder as atij, sepse policia kur ka ndodhë rasti i ka marrë kamerat e pompës së benzinës kur unë kam dalë prej saj dhe e kanë verifiku, vetëm nëse ai ka frikë nga vetëvetja sepse unë lidhje me atë rast nuk kam. Ai ka qenë në eskort dhe unë kam dalë nga pompa ekzistojnë kamerat prandaj nuk është mirë me u sill në këtë mënyrë, unë e di që është fushatë e kuptoj fushatën por kjo po më bën me u ndi tepër keq sepse ai vërtetë nuk është hera e parë që merret me mu, nuk e di cfarë qëllimi ka ai, por miza me më hangër, unë dhe familja jem kemi me adresu te Albin Kurti. Privatisht kom me kërku që të mërrem me të, privatisht. Lidhje me atë pjesë nuk kam. Nuk i ka hije një kryeministri me shpif, me rrejt. (në cfarë kuptimi po thoni privatisht, përmes padive?) Edhe përmes padive. Unë sjom ka e marrë vesh, prandaj po i them Albin Kurtit lem rahat vëlla, Serbia më ka njek 20 vjet nuk kisha pasë qef që edhe Albin Kurti me ndjek rrugën e atyre që unë nuk po kom qef me ua përmend emrin” – ka thënë Lushtaku.




