Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se LDK nuk do ta votojë asnjë prej kandidatëve të LVV-së për kryeministër.
Sipas saj, po të donte LDK-ja do e votonte origjinalin, duke iu referuar Albin Kurtit.
“Nuk kemi votë, nuk e kemi ndarë ndryshimin e kandidatëve. Po të donim, do ta votonim origjinalin. Jemi kundër mendësisë dhe për aq kohë sa vazhdon diskursi i VV-së në mënyrën e njëjtë, siç e pamë edhe sot nga deputetja Kusari, ne nuk do të kemi përkrahje për asnjërin nga kandidatët e tyre”, tha Lushaku-Sadriu në Klan Kosova.






