5.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
spot_img

Lushaku: LDK’ja garon në zgjedhje të reja për t’u bërë partia e parë

Deputetja e LDK, Jehona Lushaku – Sadriu, tha se në zgjedhje të reja LDK-ja do të garojë për të dalë e para.

“Ne garojmë për t’u bërë partia e parë. Unë mendoj se me rikonfirmimin tonë në nivelin komunal, të kryeqytetit si model i qeverisjes, por edhe të komunave të tjera, ne jemi në të drejtën dhe mendoj se kemi mbështetjen tonë popullore për programin dhe për qeverisjen qendrore”, tha Lushaku-Sadriu.

“Do të mundohemi të bëjmë listën më të mirë, me njerëzit më të mirë, me integritet dhe gjithpërfshirës, që mbështeten në profesionalizëm dhe do ta implementojnë programin e LDK-së. Ne garojmë dhe jemi shumë të bindur se do të dalim parti me shumë më shumë vota, me shumë më shumë përkrahje. E kemi ekipin, e kemi kandidatin për kryeministër”, tha ndër të tjera ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT