8.3 C
Mitrovice
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Lumir Abdixhiku më i riu, kjo është mosha e Kurtit, Osmanit dhe krerëve të opozitës

Në vitin e fundit skena politike e Kosovës ka pësuar ndryshime të mëdha në atë që u përkufizua si “një klasë e re politike”.

Përveçse në pozita të reja, krerët e shtetit dhe liderët e partive opozitare, i takojnë një moshe thuajse të njëjtë.

Vjosa Osmani, 40 vjeçare

Presidentja Osmani 40 vjetorin e saj e ka festuar në pozitën e presidentes së shtetit. Osmani më 17 maj të këtij viti ka mbushur plot 40 vjet.

Para se të zgjidhej në postin e presidentes, Osmani ka qenë deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në pesë mandate.


Dy palë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë e nxorën Vjosën si gruan deputete më të votuar në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Albin Kurti 47 vjeçar

7 vjet më i vjetër është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i partisë më të madhe të vendit, Lëvizja Vetëvendosje, më 24 mars ka mbushur 47 vjet.

Kurti është kryeministri i katërt dhe i gjashtë i Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë.

Ramush Haradinaj, 54 vjeçar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në korrik të këtij viti ka mbushur 54 vjet.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-kryeministri i Kosovës, e kreu i AAK-së, ka lindur më 3 korrik 1968, në fshatin Gllogjan të Deçanit.


Prej datës 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005 ka qenë Kryeministër i Kosovës dhe që nga data 9 shtator 2017, është zgjedhur përsëri si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe shërbeu deri më 3 shkurt 2020.

Ramush Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi 42 vjeçar

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi, këtë vit e ka festuar ditëlindjen e 42-të si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.

Ai ka lindur me 25 janar në vitin 1980. Memli Krasniqi ka një karrierë të gjatë në politikë.

Ai është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës më 3 korrik në Konventën e jashtëzakonshme zgjedhore të PDK-së.

Para se të futej në politikë, Krasniqi për shumë vite është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore.

Lumir Abdixhiku, 39 vjeçar

Më i riu në moshë nga politikanët e lartpërmendur është Lumir Abdixhiku. Abdixhiku ka lindur më 22 prill të vitit 1983.

Njësoj si Krasniqi, edhe Abdixhiku mori drejtimin e parisë më të vjetër në vend, vitin e kaluar.

Pas dorëheqjes së Isa Mustafës dhe pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke u renditur partia e tretë, Abdixhiku u bë Kryetar i Partisë.

Abdixhiku është kryetari më i ri i LDK-së që nga themelimi i kësaj partie. /Reporteri.net

TË FUNDIT

Sot mot i vranët dhe me diell

spot_img
spot_img

TË FUNDIT