8.3 C
Mitrovice
E premte, 29 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Lulzim Peci: Ambasadat në Kosovë sulmohen me komente të ulëta, hezitojnë të postojnë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 tha se se ambasadat e vendeve partnereve të Kosovës nuk po postojnë më në rrjetin social X për shkak sulmeve që po përballen në komente.

“Ne mundemi me i pa vetëm reagimet se çfarë kanë përjetu ambasada amerikane, mundeni me hy sot në Twitterin ose Facebook-un e Ambasadës Amerikane edhe me pa se çfarë reagime të ulta kemi pasur aty , po ashtu mundeni me hy edhe te ambasadat tjera”, tha Peci.

Madje ai shtoi se ka pasur ambasadorë të huaj që i kanë thënë se po hezitojnë të postojnë në platformën X.

“Se me të vërtetë po ballafaqohemi me gjithfarë gjuhe të ulët aty”, tha Peci duke shtuar se kjo tregon në pikën se ku ka arritur Kosova jo vetëm në politikë por edhe në shoqëri.

TË FUNDIT

Haki Abazi i bashkohet AAK-së?

spot_img
spot_img

TË FUNDIT