Ish-kandidati i VV-Guxo për deputet, Luan Gacaferi, ka komentuar mesazhet që i dolën ministrit Elbert Krasniqi ku flitej se 4 deputetë të Listës Serbe do të votojnë për qeverinë e Albin Kurtit.
“Normal qe e votojnë Albin Kurtin se i ka çliruar nga Radojqiçi dhe bandat e tij në veri!”, tha Gacaferi në Facebook.
Ai më pas edhe e relativizoi krejt çështjen, duke thënë se deputetët janë të lirë të votojnë si të duan.
“Pastaj askush nuk mundet t’i ndalojë deputetët e kuvendit qe të votojnë qoftë Pro e qoftë Kundër, apo qoftë të Abstenuar!”, tha furishëm Gacaferi në statutin e tij./gazetamerto.net