-4.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Lot gëzimi në studion e Elvis Naçit: Mërgimtari dhuron 1.5 milion euro për të dëmtuarit nga tërmeti

Po vazhdon solidarizimi me banorët e prekur nga tërmeti i së martës në Shqipëri, ku mbetën te vdekur 52 persona, derisa afër 1000 të tjerë u lënduan.

Shumë shqiptar anembanë  botës, por dhe shtete fqinje kanë ndarë shuma të mëdha parash për ata qytetarë që u dëmtuan dhe mbeten pa kulm mbi kokë.

Ai mbrëmë në një emision live, së bashku me Sidrit Bejlerin dhe Gold Ag, priten telefonata nga bashkatdhetarë të cilët si gjithmonë hapën zemrën për popullin e tyre.

Ndërsa, emocionuese ishte pikërisht telefonata e fundit, kur një mërgimtar tha se ka vendosur të ndërtojë 4 pallate, të cilat prekin shifrën e mbi 1.5 milionë euro.

Elvis Naçi duke falënderuar atë, tha se “Një gëzim i paparë po mbretëron në studio, teksa njerëzit e pranishëm kanë nisur të qajnë nga gëzimi dhe vepra e mërgimtarit”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT