Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka arriti që me mjaft lehtësi dhe me ‘ippon’ të shënojë fitore kundër xhudistes nga Uzbekistani, YULDASHEVA NODIRA.
Kuka me shumë lehtësi dhe me një rrotullim perfekt, e hodhi përtokë xhudisten nga Uzbekistani, shkruan GazetaBlic.
Tani Loriana vazhdon rundin e dytë në Grand Slamin e ‘Abu Dhabit’.
Kujtojmë se xhudistia jonë numëron një numër të madh suksesesh, si medaliste e artë në ‘Grand Prix të Tbilisi’ kategoria -78 kilogram, po ashtu ajo arriti t’i fitoj edhe dy medalje të argjendta në vitin 2019 në garat e Grand Prix, Tel Aviv dhe Grand Prix, Marrakech.
/GazetaBlic/