16.1 C
Mitrovice
E diel, 24 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Loredana Zefi i përgjigjet çiftit zviceran, pasi reaguan pas çmimit që fitoi ditë? më parë

Ditë më parë Loredana Zefi fitoi çmimin si “Artistja më e mirë” në MTV Ema, e cila organizohet në Spanjë, shkruan GazetaBlic.

Reperja zvicerane u shpreh e lumtur për këtë çmimi, ani pse sipas saj populli zviceran nuk e do.

“Jam e lumtur sepse jam artistja më e mirë zvicerane, dhe jam shumë e lumtur që jam një artiste zvicerane, edhe nëse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë”, ishin fjalët e Loredanës për mediumin Blic.

Mirëpo, pas çmimit ka reaguar çifti zviceran të cilët akuzojnë Loredanën për mashtrim dhe vjedhje të 900 mijë eurove, të cilët shprehën se deri tani asnjë lëvizje në rastin e tyre nuk ka ndodhur.

“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por unë nuk mund ta ndryshoj atë”, tha bashkëshorti i Petra Z për LOOK.

Por në anën tjetër, duket se reperja zvicerane nuk po merret aspak me këtë histori, e madje ka publikuar një InstaStory në llogarinë e saj në Instagram.

“Duhet të jesh në gjendje të buzëqeshësh pas gjithë këtij budallallëku”, ka shkruar Loredana në postimin e bërë.

Ndryshe, Loredana dhe Mozzik një muaj më parë dhanë lajmin për ndarjen e tyre, ku nga ky raport çifti tashmë ka një vajzë të quajtur Hana./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT