9.2 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Loredana i kushton tatuazh personit më të shtrenjtë të saj

Loredana ka shtuar një tatuazh të ri në trup.

Rep-artistja Loredana Zefi vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar të estradës, shkruan lajmi.net. Ajo ka arritur suksese të mëdha brenda dhe jashtë vendit, ndërsa po vazhdon të sjell këngë të reja me artistë të huaj.

Përmes postimit të fundit, Lori ka zbuluar tatuazhin e ri në trup dhe i cili i kushtohet një personi të shtrenjtë të saj. Këngëtarja bëri të ditur se tatuazhi i ri i dedikohet babait të saj të ndjerë, ngase shkroi “Vajza e babait”.

Kujtojmë se Loredana Zefi së fundi ka udhëtuar sërish drejt Kosovës, por nuk ka treguar nëse është këtu vetëm për vizitë apo për ndonjë projekt të ri muzikor. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana) on

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT