Me 10 maj të këtij viti në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjetët e ardhshme, shkruan Gazeta Metro.
E menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij projektligji, institucionet kishin filluar me mbylljen e bastoreve dhe lojërave tjera të fatit në Kosovë.
Madje edhe pas gjashtë muajve të hyrjes në fuqi të ligjit, Policia e Kosovës po gjen ende biznese të lojërave të fatit duke funksionuar dhe shumicën e pronarëve është duke i arrestuar.
-
23/10/2019 | 09:06

Mirëpo disa kompani të basteve në Kosovë po i ikin Ligjit duke funksionuar online.
Çdo qytetar i Kosovës mund të hyjë lirshëm në ueb-faqet e kompanive të bastores dhe të luajnë pa pikë problemi.
Kështu ka ndodhur edhe dje derisa një qytetar ka luajtur ndeshjet e ditës së djeshme në njërën prej kompanive të basteve në Kosovë.
Kjo mënyrë që pë përdorin disa nga qytetarët e Kosovës është shumë e lehtë, pasi personat që ofrojnë këtë platformë online janë në lëvizshmëri dhe transferojnë paratë për të luajtur në llogarinë që ata do ta hapin për ju.
Kjo platformë është lehtë e menaxhushme nga këta persona, pasi atyre nuk ju nevojiten më lokacione ku ju duhen kompjuter dhe gjëra të tjera, por këtë mund ta bëjnë thjesht nga telefoni i tyre, ku është një program mirë i sofistikuar.
Përveç që qytetarët po luajnë bastore, në këto platforma ata po kanë mundësi të luajnë edhe lojëra të tjera të fatit.
Nuk dihet nëse institucionet e Kosovës kanë ndonjë strategji për mbylljen e basteve online, mirëpo deri në veprimin e tyre të njëjtat po vazhdojnë të funksionojnë rregullisht.
Kujtojmë se kazinotë dhe qendrat e basteve sportive u mbyllën pasi ndodhën dy vrasje në lokalet ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit. Një vrasje ndodhi në Suharekë dhe një tjetër në qytetin e Lipjanit./gazetametro.net