Nuk dihet saktësisht se çfarë po ngjet brenda QNR-së në Mitrovicë, atje ku disa herë ndërpre procesi i numërimit të votave në Mitrovicë, ku ka pasur dyshime edhe për prokurorin e rastit, shkruan Gazeta Metro.
Sipas asaj që u raportua nga eksponentët e PDK-së, fillimisht kishte dyshime për fletëvotime që s’përputheshin me kutitë e votimit.
Pas caktimit të prokurorit të rastit, Shpëtim Peci, pati përsëri ankesa se mund të ketë konflikt interesi për shkak të lidhjes së prokurorit me kandidatin e VV-së në Mitrovicë.
Aty në QNR është edhe Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut dhe anëtar i KQZ-së, i cili raportohet se po kërkon që të vazhdojë rinumërimi i votave./gazetametro.net






