Lideri i Premier League, Liverpool është duke llogaritur që gjatë verës ta transferojë sulmuesin kosovar të Werder Bremen, Milot Rashica.
Bild raporton se Jurgen Klopp e ka përcjell yllin e Kosovës personalisht në disa raste, transmeton Klan Kosova.
Bremen vlerëson se 23 vjeçari vlen në treg rreth 38 milionë euro, të cilat do të duhet Liverpool t’i paguajë për të.