Lista Serbe përmes një komunikate për media, është ankuar se zyrtarë të FSK-së kanë kaluar në anën tjetër të Ibrit në Mitrovicë.
Sipas tyre, prania e FSK-së në Mitrovicë të Veriut i ka shqetësuar banorët e kësaj ane.
“Në emër të popullit serb ne dënojmë ashpër provokimin e sotëm të pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës të cilët nën pretekstin e luftimit të virusit Corona me automjete të blinduara shqetësuan njerëzit tanë në jug të lumit Ibër. Ky provokim tinëzar është i paparë dhe ne e kuptojmë qartë, por e dënojmë edhe publikisht, me zë të lartë dhe qartë.
Nëse institucionet e Kosovës janë të sinqerta në synimin për të lehtësuar luftën kundër kovid atëherë ata duhet të mundësojnë zbatimin e proceseve të vaksinimit në institucionet tona shëndetësore, të mos ndalojnë shpërndarjen e vaksinave dhe të kërcënojnë arrestimet e mjekëve tanë në vazhdën e pandemisë.
Automjetet e blinduara nuk janë një mjet për të luftuar pandeminë, por për të prishur paqen dhe qetësinë e njerëzve tanë”, shtojnë tutje nga Lista Serbe, duke thënë se banorëve të kësaj ane nuk ju mungojnë maskat mbrojtëse, ilaçet e oksigjeni, sepse po furnizohen me të njëjtat nga Qeveria e Serbisë.
/GazetaSinjali/



