7.9 C
Mitrovice
E premte, 10 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Lista e Zezë e SHBA-së: Emrat nga Kosova

Pak ditë para largimit nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Joe Biden ka zgjeruar fushën e sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Mes tjerash, sanksionet do t’i prekin edhe ata që e sfidojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Presidentit i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka përditësuar Urdhrin Ekzekutiv (UE) mbi sanksionet ndaj atyre që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, dy javë para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Udhëzimi përcakton kornizën ligjore mbi bazën e të cilave mund të vendosen sanksionet, veprimet që janë të sanksionueshme, llojin e individëve dhe masat që mund të merren.

Presidenti amerikan e arsyetoi urdhrin me zhvillimet rreth ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor.

“…Duke përfshirë përpjekjet e vazhdueshme të individëve për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës, për t’u angazhuar në korrupsion të konsiderueshëm që minon sundimin e ligjit dhe besimin në qeverisjen demokratike dhe shmangien e sanksioneve të qeverisë amerikane”, thuhet në urdhrin ekzekutiv.

Mes tjerash, sanksionet mund t’i përfshijnë edhe ata që tentojnë ta sfidojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

“…të jetë përgjegjës, bashkëpunëtor, të jetë i përfshirë ose ka tentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të përfshihet në një shkelje ose një akt që ka penguar ose kërcënuar zbatimin e çdo marrëveshjeje rajonale të sigurisë, paqes, bashkëpunimit ose njohjes reciproke… përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018; Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001; Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Marrëveshja e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes, mbajtur në Londër në dhjetor 1995, duke përfshirë vendimet ose konkluzionet e Përfaqësuesit të Lartë, Këshillit për Zbatimin e Paqes ose Bordit të tij Drejtues; ose Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë”, thuhet në urdhrin e Bidenit.

Ndryshe prej rregullores së mëparshme, masat tani vlejnë edhe për bashkëshortët apo fëmijët e rritur të personave, të cilëve u bllokohen pasuritë dhe interesat në pasuri në përputhje me rregulloren.

Deri tash, disa individë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë politikanë janë përfshirë në Listën e Zezë.

Në listën e ndalesës të përditësuar më 7 janar 2025 janë ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që pas luftës u bënë pjesë e politikës si: Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Azem Syla, Rexhep Selimi e Rrustem Mustafa.

Pjesë e Listës së Zezë është edhe Milan Radoiçiq, organizatori i sulmit terrorist më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Nga Serbia, në Listën e Zezë të SHBA-së është zëvendëskryeministri aktual, Aleksandër Vulin, kurse nga Bosnjë-Hercegovina, presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Millorad Dodik.

Në vitin 2021 u përfshi në Listë edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Nga Maqedonia e Veriut pjesë e listës është kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, e së fundi edhe ish-zëvendëskryeministri, Artan Grubi./koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT