Fatmir Limaj e ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi sot në ditën e Kurban Bajramit.
Duke publikuar një foto me nënën e Thaçit, Limaj shkroi në një postim në Facebook se “në këtë ditë të shenjtë të Bajramit, vizita te nana Hyrë dhe familja e mikut tim Presidentit Hashim Thaçi ishte vizitë te qëndresa, krenaria dhe atdhedashuria”.
“Në sytë e një nëne që pret djalin e saj nga Haga, shihet malli, por mbi të gjitha krenaria për rrugën dhe sakrificën e tij për Kosovën.
Nana Hyrë qëndron e fortë, ashtu siç kanë qëndru gjithmonë nanat shqiptare, me zemër të madhe dhe besim të palëkundur”, shkroi ai.
“Lusim Zotin që festat e ardhshme t’i presim bashkë me bashkëluftëtarët tanë që padrejtësishtë gjinden në Hagë!”, shtoi Limaj.




