26.7 C
Mitrovice
E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Limaj tregon prapaskenat: TMK u themelua në Pentagon, na i propozuan tre palë uniforma

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka rrëfyer sesi ishte formuar TMK-ja pas lufte.

Ai tha se çështja e TMK-së ishte vendosur në Pentagon.

Sipas Limajt, iu është kërkuar një politikë e mençur, duke thënë rezultat i asaj sot “Vjosa Osmani bën parada me ushtri”.

“E kemi thirr gjeneralin, dhe jemi zhdukur ja dy javë, gjenerali ka qenë diku në Korenë e Jugut. Insistimi jonë ka qenë nga UÇK-ja në ushtri. Ju jeni këtu po doni me u bë ushtria e Kosovës, nuk jeni gati. Na duhet një urë, me ndërtu një urë. Duhet të jeni të durueshëm, të kujdesshëm. Cila ishte ura, ura që sot po bën parada Vjosa Osmani me burrin e saj çdo ditë është TMK-ja. TMK-ja në Pentagon është vendosur”, ka thënë Limaj në T7.

Ai ka treguar edhe që iu janë propozuar tri uniforma që të përzgjidhnin, por që vendosën për atë që e kishte TMK-ja, duke thënë se ishte më e afërt me atë të UÇK-së.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT