30 C
Mitrovice
E martë, 15 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Limaj për takimin me Kurtin: Ia kemi zgjatur dorën për të krijuar shumicën në Kuvend

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka konfirmuar se gjatë javës do të ketë një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për një koalicion të mundshëm për shumicën në Kuvend.

Ai ka thënë se ka folur me VV-në dhe se gjatë javës pritet të ketë takim.

“Kur ta caktojmë vendin [do t’ju informojmë]. Duhet të bisedojmë që të dalim prej kësaj situate. Gjëja më e zakonshme është bërë e jashtëzakonshme. Si të dalim nga kriza kur nuk ka bisedime mes partive parlamentare. Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur deri te një moment i zgjidhjes së situatës”, ka thënë Limaj.

“Ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit për ta bërë shumicën parlamentare”, ka thënë ai.

“Kosova ka votuar për të pasur një qeveri dhe një kryeministër. Është partia e parë që ka marrë shumicën e votave, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për përmbushjen e vullnetit të shumicës”, ka deklaruar Limaj.

Ai tha se është i interesuar që të bisedojë edhe me liderët e tjerë politikë të vendit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT