15.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img

Limaj për Abdixhikun: Mund të ofrojë alternativë të re, LDK ka traditë

Shefi i Nisma Social Demokrate Fatmir Limaj për herë të parë me admirim ka folur për kryetarin e LDK’së Lumir Abdixhiku ku është shprehur se ky i fundit mundet t’i ofrojë Kosovës një alternativë më ndryshe.

Limaj në Rubikon të Klan Kosovës është shprehur se Abdixhiku së bashku me partinë e tij kanë “traditë” bashkëpunimin.

“Zotëri Abdixhiku si personalitet, dhe si kuadër, dhe këtë që ka vepruar tash e sa kohë, mendoj që ka kapacitete me ia ofru Kosovës një alternativë të re. Ai dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti, me gjithë atë ekip që e ka, dhe traditën që e ka prapa, dhe bashkëpunimin që e kemi pasë në situate të ndryshme, në mënyrë të veçantë, ju e dini që kom pasë një bashkëpunim të veçantë me z. Mustafa”, tha ai.

Ndryshe Limaj foli edhe për kushtet e Kurtit që i kishte vën gjatë bisedës. Tutje, ai tregoi se Kurti i kishte përfshirë dy kërkesat e tij në ekspoze, që kanë qenë çështja e veteranëve – që të mos u merret paga e veteranit nëse punojnë në privat – dhe tjetra, çështja e energjisë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT