Nisma Socialdemokrate do të mblidhet nesër për mosbesimin që pritet ta inicioi kreu i LDK-së, Isa Mustafa për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.
Kështu ka thënë për Klan Kosovën, vet Kreu i Nismas Fatmir Limaj ndërsa tha se opozita i mirëpret mosbesimet e tilla por pritet të dalin me qëndrim final. ‘’Janë zhvillime të pritshme’’. ‘’Natyrshëm nuk kam parë një përfundim tjetër sesa kjo e sotmja. Nisma nesër do të mblidhet për ta diskutuar këtë temë’’. ‘’Parimisht opozita gjithmonë mirëpret mocionet e mosbesimit. Kjo është e pritshme, kjo e sotit është më tepër një shkas’’.
‘’Ju kujtohet votimi i Kryetarit të Kuvendit pa u konsultuar me kabinetin. Pastaj taksa’’. ‘’Fatkeqësisht Kosova duhet të jetë e kujdesshme me aventura të tilla. Nuk bëhen aventura me shtetin’’. ‘’Tashmë është dëshmuar se një Qeveri që nuk mbështet partneritetin me SHBA-të nuk ka jetë’’. ‘’Tani ne duhet të marrim vendim për mocion e shohim me radhë’’.
‘’Duhet respektuar rregulloret dhe ligjet. Përndryshe Kosova ka institucione që do të vazhdojë të kujdesen për të luftuar koronavirusin’’.



