0.6 C
Mitrovice
E hënë, 2 Shkurt, 2026
spot_img

Limaj: Mimoza Kusari-Lila më shumë ka qenë në qeverisjet e PDK-së sesa unë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka “thumbuar” kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, duke thënë se është duke udhëhequr me njerëz që kanë bashkëpunuar me PDK-në më shumë sesa vetë Limaj.

Fjalën e pati për Mimoza Kusarin, sipas të cilit është pjesë e klubit të stërvjetëruar politik.



“Kanë thënë që duhet të largohet klubi i stërvjetëruar politik nga skena politike. Sot me klub të stërvjetëruar është duke udhëhequr.

Mimoza Kusarin e ka shefe të Grupit Parlamentar. Më shumë ka qenë ajo pjesë e qeverisë së PDK-së se sa unë. Boll kam punuar unë dhe shokët e mi për me sjellë në pushtet Hashim Thaçin në pushtet, por më shumë ka punu Mimoza Kusari. Ka qenë zëvendës-kryeministre dhe ministre e Hashim Thaçit.



Po e përsëris, më shumë ka qenë në qeverisjet e PDK-së ajo, se që kam qenë unë”, tha ndër të tjera Limaj në RTK.

TË FUNDIT

TË FUNDIT