Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka refuzuar dhe mohuar çdo gjë që është bërë në Kosovë, madje edhe bashkëpunimin, shkruan Gazeta Metro.
Limaj ka thënë se Albin Kurti po i vardiset shumë presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.
Ai ka kujtuar kohën kur Kurti e quante Ramushin Haradinaj si kryeministër me qira, e tani thotë se vet ai është bërë kryeministër me qira i LDK’së.
Po ashtu Limaj po thotë se vendimi i sotëm i Qeverisë Kurti për shfuqizimin e disa vendimeve dhe shkarkimin nga detyra e shumë sekretarëve nëpër ministri bien ndesh me ligjin dhe do t’i sjellë humbje buxhetit të shtetit.
“Arsyetimi që u dha do të duhej bërë ndryshe, së pari të plotësohen. Hapje për të punësuar njerëz të vet. Janë veprime të paligjshme të cilat do t’i shkaktojnë dëme buxhetit të Kosovës. Nuk mund ta largoni askënd i cili ka fituar të drejtën për punë, përmes punësimit”, ka thënë Limaj në RTK./gazetametro.net