Kreu i NISMA-s, Famtir Limaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti s’ka rrëfim për lirinë e Kosovës.
Limaj në FRONTAL ka thënë se Kurti ka pasur shumë mundësi që t’i bashkohet luftës, por thotë se ka zgjedhur që të mos e bëjë një gjë të tillë.
“Kryeministri i Kosovës s’ka rrëfim për lirinë e Kosovës. Kryeministri s’ka rrëfim. Kryeministri i Kosovës në mars, për dallim prej djemve të UCK-së, ka pas 1000 zgjidhje me e zgjedhë UCK-në. Ka pas zgjidhje. Kurrkush s’më ka thanë mue hajde ushtar. S’ka rrëfim të lirisë. Ka rrëfim të lirisë Muhamet Mavraj”, ka thënë Limaj.