Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatimir LImaj, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mospublikimin e draftit për Asociacionin.
Ai ka bërë me dije se në momentin që i është dorëzuar dokumentin, kryeministri Kurti është dashur ta publikon atë.
“Në bisedime është rregull që kur je në negocim vërtet nuk shpalosen detajet se je ende në negocim. Është dokument i punës, i veprimit dhe mundet të prishet, por në momentin kur ti jep dakordimin, kur pranon diçka, e ke të domosodshme me e shperfaq në institucionet më të larta. Kurti para një jave iu tha deputetëve atë njeri që unë kam thënë është i Serbisë, për Lajcakun, ai njeri më ka urdhëruar që mos t’i tregoj popullit të Kosovës se çfarë kam pranu dhe unë i bindem atij”, ka thënë Limaj për gazeten Blic.
Sipas tij, qasja e kryeministrit ndaj deputetëve dhe qytetarëve nuk është e drejtë.
“Kryeminisitri i vendit në institucionin më të lartë të shtetit në Parlamentin e Kosovës, u thotë deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës, se unë e kam një dokumet që e kam pranu, por juve nuk mundem me ju tregu se më kanë thënë do tjerë mos me tregu, ju kujtohet çfarë gjuhe ka pas ky për ndërkombëtarët”, është shprehur Limaj.