10.3 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Limaj: Kosova shpejt do t’i ketë institucionet e reja

Kryetari i Nisma Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër i Qeverisë në largim, Fatmir Limaj ka pritur në takim gjatë ditës së sotme ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar edhe mbi formimin e Qeverisë së Re dhe funskionalizimin e  institucioneve. Limaj në këtë takim u shpreh optimist se shumë shpejt Kosova do ta formojë Qeverinë raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë

Prita në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën biseduam për aktualitetin politikë në vend, zhvillimet paszgjedhore, për dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave. Presim që Franca të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa me shpejtë të marr liberalizimin e vizave. Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve.

Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e insitucioneve të reja dhe besojë që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Ambasadoren e falenderova për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që shteti francez ka dhënë për Kosovën dhe të njëjtën koha shpreha gatishmerinë tonë për të thelluar marrëdheniet tona si dy vende mike.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT