19 C
Mitrovice
E premte, 27 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Limaj i gëzohet vendimit të Supremes për votat nga Serbia: Ka shtet ligjor dhe funksional

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i është gëzuar vendimit të Gjykatës Supreme për refuzimin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia. Ai tha se kjo dëshmon që në Kosovë ka shtet ligjor funksional dhe se institucionet janë në mbrotje të demokracisë, njofton Klan Kosova. “Ne si Nismë ndihemi krenar që ngritëm zërin dhe u angazhuam fuqishëm me gjithë kapacitetin tonë që të mos lejojmë para syve tanë individë të caktuar përmes kontrabandimit të deformojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit”.

“Ne fort besojmë që angazhimi ynë si parti, që solli këto dy vendime është fitore për Kosovën dhe këto vendime do t’i shërbejnë përgjithmonë Kosovës dhe zgjedhjeve që do të mbahen të ardhmen”. Limaj gjithashtu tha se me këtë vendim më nuk mund “që persona të papërgjegjshëm të grabisin e deformojnë vullnetin e qytetarëve në mënyre të paligjshme, siç kanë tentuar këtë radhë”.

“Sot ka fituar Kosova e gjithë atyre që duan ta shohin një shtet funksional, ligjor e demokratik, që nuk bën kompromise të ndyra, në dëm të ligjit e rrjedhimisht edhe në dëm të shtetit ligjor. Andaj, unë shfrytëzoj rastin që në emër të Nismës dhe partnerëve të koalicionit dhe me tepër se 42 mijë votuesve të koalicionit tonë, tu shprehi mirënjohje, respektin dhe konsideratën time më të lartë të gjithë gjyqtarëve profesionistë të cilët kanë marrë këtë vendim dy herë”. Ai ka uruar të gjithë anëtarët e Nismës dhe koalicionit të tyre.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT