Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj ftesës së Gjykatës Speciale për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.
Limaj tha se ftesa për bashkëluftëtarin e tij, është e padrejtë e bërë nga një gjykatë e padrejtë.
Postimi i plotë i Limajt:
Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin tonë, z. Kadri Veseli, është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së.
Drejtuesit e UÇK -së, ashtu siç kanë ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Kadri Veseli do dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së.
Alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës. Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve.