10.1 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dështon në Komision, gastronomët paralajmërojnë këtë veprim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, pas dështimit të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ka paralajmëruar se do të mbajnë konferencë.

Kjo shoqatë thotë se konferencën do ta organizojnë javën që po vjen.

Në këtë konferencë do adresohen kërkesat dhe rekomandimet e këtij sektori.

Ky është postimi i tyre i plotë:

Para pak çastesh kuptuam që Projektligji për Rimëkëmbje ka dështuar në shqyrtim, tashmë edhe në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Kjo atmosferë pa konsensus politik në këtë kohë krize është më së paku e turpshme, gjersa atmosfera e bizneseve është gjithnjë e më kaotike duke shkuar drejtë një kolapsi të ekonomisë së vendit.

Javën e ardhshme, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do të mbajë një konferencë për media lidhur me gjendjen e hulumtuar të sektorit të gastronomisë, dhe kërkesat apo rekomandimet që do ti adresojmë në kuptim të lehtësimit të gjendjes së sektorit të gastronomisë dhe tejkalimit të kësaj krize të manifestuar me pasoja sa më të vogla.

Do të ju informojmë ditëve në vijim lidhur me informata shtesë.
SHGK

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT