19.2 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Lidhja e Bizneseve pas pezullimit të Dialogut Strategjik: Kosova s’e ka luksin të humbasë mbështetjen e ShBA’së – goditje ekonomike

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.

“E ardhmja jonë ekonomike, siguria dhe zhvillimi afatgjatë janë të ndërlidhura ngushtë me këtë partneritet strategjik. Çdo hap që cenon këtë marrëdhënie dobëson perspektivën tonë për stabilitet dhe për integrim në ekonominë globale. Në këtë moment vendimtar, është e domosdoshme që institucionet e Kosovës , skena politike, të tregojnë përgjegjësi të lartë politike dhe të rikthejnë menjëherë koordinimin me partnerët amerikanë”, thuhet në reagim.

“Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm një çështje politike – ajo është themeli i stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. Prandaj, çdo veprim duhet të jetë në funksion të ruajtjes dhe forcimit të kësaj lidhjeje jetike. Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e partneritetit strategjik Kosovë–SHBA dhe do të kontribuojë në çdo nismë që avançon këtë marrëdhënie, si garanci për prosperitetin dhe të ardhmen e sigurt të Republikës së Kosovës

Kosova nuk ka partner më të madh dhe më të besueshëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëdhënia me SHBA-në është garancia jonë më e fortë për stabilitet politik, siguri dhe zhvillim ekonomik afatgjatë. Lidhja e Bizneseve të Kosovës u bën thirrje institucioneve të vendit të veprojnë me përgjegjësi të lartë politike dhe diplomatike, duke riforcuar koordinimin me partnerët amerikanë dhe duke rikthyer besimin në këtë raport strategjik. Vetëm përmes një qasjeje të qëndrueshme dhe bashkëpunuese, Kosova mund të mbrojë interesin e saj kombëtar, të sigurojë investime të reja dhe të krijojë mirëqenie për qytetarët e saj”, thuhet në reagim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT