25.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Mësohet arsyeja pse ishte Kurti sot në Gjykatë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot është parë tek Pallati i Drejtësisë në Hajvali.

Arsyeja e prezencës së Kurtit mësohet të ketë qenë ftesa për intervistim nga prokurorët lidhur me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga anëtari i Nismës Sociademokrate, Haxhi Hoti.

Kjo gjë u bë e ditur nga Berat Ganiqi i zyrës ligjore të Lëvizjes Vetëvendosje. “Sot, së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, tha ai.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT