27.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Liburn Aliu i reagon ashpër Baton Haxhiut për takimet Kurti-Thaçi

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Liburn Aliu, i ka reaguar drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, i cili sot tha se Albin Kurti e Hashim Thaçi kanë pasur dy takime të gjata, përveç 4-minutëshit në Presidencë.

Aliu thotë se deklarata e Haxhiut në televizionin e tij është e pavërtetë dhe kjo, sipas zyrtarit të lartë të VV-së, tregon nivelin që ai ka rënë. “E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini. Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. Marsh bitango”, ka shkruar Aliu.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT