Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit në Davos.
Ai aty ka deklaruar se ministrat e tij ishin shembull dhe pa afera korruptive, ndërsa Çitaku ia ka rikujtuar se disa nga ta janë nën aktakuza për afera multimilionëshe.
Ajo i ka përmendur Kurtit rezervat shtetërore, tregtinë e energjisë, qindra miliona të dhëna në kontrata pa tender si dhe problemet me energji elektrike.
“Po beso, Nagipi e Martini janë lehtësuar nga këto deklarata. Sepse sipas Kryeministrit, gjithçka qenka e pastër. E në të njëjtën kohë, ai vetë refuzon t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë. Kjo nuk është shembull. Kjo nuk është përgjegjësi. Gënjeshtra pa kripë. Keq, Albin. Shumë keq”, ka shkruar Çitaku.






