22.6 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Leonora Jakupi me dedikim emocional ndaj nënës së saj: Ti je dhe do mbetesh dashuria ime më e madhe

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, e ka treguar shumë herë është shumë e lidhur me familjarët e saj.

E premtja ka qenë një ditë tejet e veçantë për këngëtaren, kjo pasi nëna e saj feston ditëlindjen.

Me këtë rast, Leonora ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të së ëmës, në mbishkrimin e së cilës bëri një dedikim emocional për të.

“O Nënë, o bota ime! Të uroj nga zemra ditën e lindjen tënde. Ti je dhe do mbetesh dashuria ime më e madhe pa të cilën dashuri asnjë dashuri tjetër nuk do të kishte kuptim. Lus Zotin gjithmonë,të kesh shëndet e buzëqesh në fytyrën tënde më e mira ime”, ka shkruar këngëtarja Jakupi në Instagram.

Ndërkohë, urimet që ajo pranoi nga ndjekësit e saj ishin të shumta shkruan Telegrafi, përcjellë GazetaBlic.

Leonora po vazhdon të jetë shumë aktive edhe në muzikë, teksa së fundmi ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor, “Simpatia e shkolles”, në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT