Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi ka bërë të ditur se ka raste kur e vesh jelekun antiplumb.
Ajo ka folur për nevojën për të mbrojtur vetën nga rreziqet e mundshme, duke thënë se herë pas here vesh jelekun antiplumb, duke shtuar se “bota është e egër”.
“Me raste po, e veshi jelekun antiplumb, është botë e egër, botë që nuk ta falë minutin. Më ka mbet nga fëmijaëria ime, me qenë protektikve, edhe ndaj vetës time. Zgjedhi mos me pas shumë miq të ngushtë. Dhe privatësinë time ta ruaj me rrethin tim më të ngushtë“, tha Leonora Jakupi në Klan Kosova.



