Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një aksidenti në kompaninë private ku punonte.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.
Sipas raportit të policisë, rasti është duke u hetuar edhe nga Inspektorati i Punës.
“Mitrovicë Veri / 27.05.2025 – 13:43. Raportohet se derisa ishte duke punuar në një firmë private, viktima është lënduar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendngjarje përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin policor.