Policia në raportin 24-orësh, njofton se dje një punëtor ka pësuar lëndime përderisa ishte duke punuar në një vendpunishte.
Mësohet se punëtori ka pranuar tretman mjekësor ne spitalin rajonal Mitrovicë dhe më pas është liruar ne shtëpi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe inspektoret e punës të cilët përkohësisht kanë ndërpre punimet derisa te evitohet rreziku ne ambientet e punës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë te rregullt.