11.7 C
Mitrovice
E hënë, 4 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Lekaj: Mërgata është themel i lirisë dhe shtyllë e zhvillimit të Kosovës – askush nuk ka të drejtë t’i përbuzë

Nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se mërgata është themel i lirisë dhe shtyllë e zhvillimit të Kosovës.

Lekaj ka thënë se askush nuk ta të drejtë t’i përbuzë mërgimtarët, duke kujtuar kontributin e tyre që nga lufta e deri tash.

“Kur vendi ishte në errësirë, ata ndezën dritën e shpresës. Kur lufta kërkonte sakrificë, ata dhanë gjithçka,nga djersa e punës së rëndë deri te mbështetja e pakursyer për çlirimin e vendit. Pa mërgatën, rruga jonë drejt lirisë do të ishte shumë më e gjatë dhe më e dhimbshme. Sot, ata vazhdojnë të jenë zemra që rreh fort për Kosovën ,me investime, me dije, me përvojë dhe me dashuri të pashuar për vendin e tyre. Mërgata janë familjet tona. Janë prindërit, vëllezërit e motrat tona që sakrifikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë. Prandaj, askush nuk ka të drejtë t’i përbuzë. Asnjë fjalë e ulët nuk mund ta zbehë madhështinë e kontributit të tyre. Respekt përherë për mërgatën ,krenaria jonë e përbashkët!”, ka shkruar Lekaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT