Këngët e tij, ose thënë më mirë hitet, dëgjohen me miliona herë dhe pëlqehen tej mase nga publiku. Projektet muzikore të Butrint Imerit, tash e shumë vite janë ndër më të klikuarat, shkruan Gazeta Sinjali.
E një gjë e tillë është vërejtur edhe me lansimin e këngës së tij të fundit e cila titullohet “Lej kto rrena”.
Projekti i ri muzikor i Butrint Imerit, përveçse në trojet shqiptare, po dëgjohet shumë edhe në vendet evropiane.
“Lej kto rrena” është trending në Gjermani, duke zënë vendin e parë, duke u pasuar me Austrinë dhe Zvicrën, në vendin e dytë.
Kënga po ashtu po dëgjohet edhe në Belgjikë, Greqi, Suedi, Angli, Bullgari dhe Itali.
/GazetaSinjali/