16.1 C
Mitrovice
E martë, 24 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker e pëlqen mikpritjen e Kosovës për anglezët

Gary Lineker, ish-futbollisti i njohur i Kombëtares angleze, ka pëlqyer një postim ku shkruhet për mikpritjen që Kosova po i bën anglezëve, në prag të ndeshjes së 17 nëntorit.

Në kuadër të grupit A të kualifikime për kampionatin evropian, Kosova e pret Anglinë në Prishtinë të dielën, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për dallim prej ndeshjeve ndaj Malit të Zi e Bullgarisë, ku futbollistët me ngjyrë të Anglisë, si Raheem Sterling ishin cak i sulmeve raciste, në Kosovë situata për anglezët do të jetë krejtësisht ndryshe.

Tashmë janë ngritur disa transparentë ku futbollistëve të Anglisë, e në veçanti Sterlingut, të cili i urohet mirëseardhje, me mesazhe si ‘Mirësevjen vëlla’. Ish-Minstri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka publikuar fotot e banerëve, postim që është pëlqyer nga Gary Lineker, tashmë prezentues në BBC dhe BT Sport.

Ky postim në ‘Twitter’ është pëlqyer nga Lineker, që mban rekord si top golashënuesi i Kombëtares së Anglisë në Kampionate Botërore. Mesazhet e tifozëve në Kosovë për tifozët anglezë shihen si një mbështetje e madhe për futbollistët anglezë që ishin cak i abuzimeve racore, derisa shihen edhe si mesazhe të forta kundër racizmit që kohëve të fundit ka kapluar futbollin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT