Gazetari Ilir Mirena ka reaguar me mllef teksa ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK.
Mirena në emisionin Pressing në T7 tha se sjelljet e fundit të LDK’së janë duke e rrezikuar partinë që të ndahet në gjysmë.
“Këto rebelime brenda po ndodhin që këta nuk po dojnë koalicon me PDK. Atëherë bone me Albin Kurtin pra, Spo dojnë as me to. Atëherë cka po dojnë pra. Edhe partinë janë duke e rreziku me nda në gjyst , me qito sjellje. Ku e din këta që nuk i ndahet një grup brenda”, tha ai.
Mirena madje thotë se sikur të ishte në pozicion të VV’së, do të kishte bërë gjithçka që ta dërgonte vendin në zgjedhje.
Ai madje thotë se nëse do të bëheshin zgjedhjet në verë, atëherë kur vjen diaspora, VV’ja do t’i merrte 60%.
“Sjellja e tyre e ka trimëru VV, i ka frikësu minoritarët, tash kërkush nuk ka fytyrë me i thanë Fatmir Limajt mos shko me ja votu një qeveri Albin Kurti. Vec t’ish kon LDK pak ma e qetë, e mos me fol aq shumë në publik. Këto janë simptoma shumë të dëmshme për një parti politike.
Po të isha në pozicion të VV kisha bo gjithçka për me qu vendin në zgjedhje, kur vjen diaspora qather, edhe me i marr Albin Kurti 60 për qind, e tani LDK le të vazhdojnë le të kacafytën e le të prehen thika mes veti”, tha Mirena.