Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, shkruan Mitrovica SOT.
LDK ka zgjedhur Lumir Abdixhikun për kryetar të ri të partisë.
Zgjedhja e kryetarit të ri vjen pas dorëheqjes së tashmë ish-kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa, që erdhi pas rezultateve katastrofale në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në garë me Abdixhikun për kryetar të partisë ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.




