-1.9 C
Mitrovice
E premte, 17 Janar, 2025
spot_imgspot_img

LDK tregon kushtin kryesor: Isa Mustafa duhet të jetë president i Kosovës më 2021

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po mund të bien dakord e të merren vesh për pazaret politike për ndarjen e posteve ministrore dhe pozitën e Presidentit më shumë se një muaj, shkruan Gazeta Metro.

LDK dhe VV po diskutojnë tash e një kohë të gjatë dhe kanë dalur haptazi kanë treguar se nuk po pajtohen me ndarjen e pushtetit dhe hiset në qeverinë e re. Por, sot nga LDK ka folur nënkryetari i kësaj partie dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova, duke thënë se Isa Mustafa është i duhuri për të qenë president i vendit. “Natyrisht përgjigjja ime do të ishte po, Isa Mustafa do të ishte mëse i duhur për vendin president. Por tani nuk është koha të flasim për këtë post sepse kemi kohë për këtë çështje”, tha Rugova për Periskopin.

Kujtojmë se kërkesat e LDK’së ndaj VV së janë, 5 ministri, pozita e kryeparlamentarit dhe pozita e Presidentit, e gjithë kjo si këmbim për pozitën e kryeministrit për Albin Kurtin. E gjithë kjo nuk po i pëlqen Vetëvendosjes e cila po thotë se për pozitën e Presidentit nuk duhet të flasin njëherë dhe është panegociueshme për koalicion mes dy partive./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT