4.9 C
Mitrovice
E hënë, 30 Mars, 2026

LDK nuk ndryshon qëndrim: Kërkon 5 ministri, Kryeparlamentarin dhe Presidentin

Lidhja Demorkatike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kërkesave për koalicion me VV’në, ku pret që pesë ministri, Kryeparlamentari dhe Presidenti t’i takojnë asaj, ani pse partia e Albin Kurtit ka një ofertë tjetër, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haziri ka lënë të kuptohet se partia e tij nuk do të ndryshojë qëndrim për programin qeverisës, ku sipas tij, VV duhet të jetë udhëheqëse e Qeverisë e LDK e parlamentit.

“Një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV’në udhëheqëse të Qeverisë e LDK’në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit”, ka shkruar ai.

Tutje, Haziri ka apeluar tek qytetarët që të kenë edhe pak durim, pasi që konsultimet e brendshme mundësojnë eleminimin e pengesave.

“Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+”, shkroi ai.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT