10.2 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Mars, 2026

LDK në Mitrovicë e shkarkon ish-kandidatin për kryetar Armend Agolli

Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot, me votë unanime, ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet tjera të partisë , Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina Imeri.

Në njoftim thuhet se të Agolli dhe Morina që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale “kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbi votuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së”.

“Të njëjtit kanë shkelur mbi besimin që strukturat dhe votuesit besnik të LDK-së u kanë dhënë. Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia politike e aktivistëve të saj besnik”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT