35 C
Mitrovice
E hënë, 29 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

LDK-ja mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve, Haziri: Kemi vendosë të jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

Kryesia e LDK-së ka nisur mbledhjen e partisë me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe pozicionimi i partisë në proceset e ardhshme institucionale.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se në mbledhjen e Kolegjiumit të Degëve të partisë po trajtohet situata paszgjedhore, si pjesë e punës së rregullt të kryetarit dhe organeve të LDK-së.

Ai tha se kjo është në funksion të proceseve politike, duke theksuar se LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve.

Sipas Hazirit, për të gjitha çështjet që do të diskutohen, një përfaqësues i LDK-së do të dalë me qëndrim zyrtar pas përfundimit të takimit.

“Sot e kemi Kolegjiumin e Degëve të LDK-së. Në situatë paszgjedhore është pjesë e punës ku kryetari i LDK-së dhe organet e LDK-së fillojnë me e trajtu situatën paszgjedhore. Kjo është në funksion të proceseve politike në të cilën LDK-ja ka vendosë parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve. Dhe natyrisht për krejt çështjet, pas përfundimit të takimit del dikush në emër të LDK-së që flet. Gjithçka që do të dalë nga ky takim do të njoftoheni pas takimit”, tha Haziri.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT