2.9 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

LDK cakton datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka njoftuar se Kuvendi Zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë mbahet me 14 mars të këtij viti.

Abrashi ka njoftuar se data 14 mars do të jetë ajo kur do të zgjedhet kryetari i ri i partisë dhe se për këtë janë bërë përgatitje.



“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK’së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.

Abrashi foli edhe për temën e takimit e ku tha që më shumë ishte e çështjes teknike.



Poashtu Abrashi tha se ditëve në vijim do të kenë takime edhe me kryetarët e degëve të LDK’së dhe me Kryesinë për emrat e mundshëm për kryetar të LDK’së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT