Laura Fazliu po shfaq formë të lartë në Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja kosovare është kualifikuar në çerekfinale të këtij kompeticioni, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në rrethin e tretë, respektivisht në të tetën e finales, Fazliu e eliminoi me Ippon italianen Carlotta Avanzato.
Paraprakisht, Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti polaken Natalia Kropska, po ashtu me Ippon.
Në çerekfinale Fazliu do të përballet me brazilianen Rafaela Silva.
Laura, e cila rikthehet nga një lëndim që s’po e linte rehat, synon të fitojë medalje në këtë Botëror.
Siç dihet, paraprakisht në këtë Botëror medalje të argjendtë fitoi Distria Krasniqi, ndërsa pa medalje mbeti Akil Gjakova. /Express