15.9 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në garën e “European Open” në Zagreb

Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në garën e “European Open”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Laura në kategorinë deri në 63 kilogramë, shënoi pesë fitore (një pa luftë), ndërsa u mund në gjysmëfinale.



Për të bronztën mundi çeken Mikaela Kulikova.

Fazliu fitoi edhe 50 pikë olimpike Tokio 2020.

Erza Muminoviq (-52 kilogramë), u rendit e shtata, sikurse Flaka Loxha në kategorinë -57 kilogramë. Në kategorinë e njëjtë, Fationa Kasapi u ndalë në raundin e tretë.



Nesër garojnë Arbër Kullashi (-81 kilogramë) dhe Shpati Zekaj (-100 kilogramë).

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT