29.7 C
Mitrovice
E premte, 25 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Laura Fazliu fiton medalje të argjendtë në Lojërat Botërore Universitare

Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medalje të argjendtë në Lojërat Botërore Universitare në Gjermani.

Laura garoi në kategorinë deri 63 kilogramë. Deri në finale, Laura i shënoi tri fitore. Laura është prej xhudisteve më të mira në botë në 63 kg.

“Në finalen me Narumi Taniokan nga Japonia, rrugëtimi i Laurës u ndërpre për shkak të një lëndimi”, ka njoftuar Federata e Xhudos e Kosovës.

Kosova u përfaqësua me katër sportistë në Lojërat Botërore Universitare. Dy ishin në xhudo e dy në taekwondo./koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT