16.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Latifi: Veseli e shpëtoi PDK’në nga fundosja, u soll si rugovist në Parlament

Blerim Latifi nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për udhëtimin e kreut të kësaj partie Kadri Veselin duke thënë se ai e shpëtoi PDK-në nga fundosja, dhe u soll si rugovist në Parlament e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Latifi ka thënë se dikush partinë vazhdon ta shohë si instrument për biznes e tendera, ndërsa për Veselin tha se është një politikan i ardhur nga një strukturë ushtarake. “Në Kuvend Kadri Veseli u soll, jo si një politikan i ardhur nga një strukturë ushtarake, por si një rugovist i durueshëm: veprimit të dhunshëm opozitar, iu përgjigj me masa të tolerimit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Tutje, Blerim Latifi ka shkruar se i pari i PDK-së kishte një qëllim ta ruante Kuvendin e Kosovës, dhe sipas tij ashtu edhe bëri, e mbrojti atë nga gazi lotësjellësi. “Në ndonjë çast dobësie, e humbi vetkontrollin, por në fund ia arriti asaj që nuk e hiqte nga mendja, evitimin e gjakderdhjes në institucionin më të lartë të shtetit, në kohën kur ky institucion nga brenda sulmohej me gaz lotsjellës, e nga jashtë me gurë e gjësende të forta nga turmat e nxitura prej opozitës”, ka shkruar ndër të tjerash Blerim Latifi, njëri prej këshilltarëve të Kadri Veselit./gazetametro.net

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT